Ukrainasit sulmojnë me dron bazën bombarduese ruse, vdesin 3 ushtarë

3 ushtarë rusë kanë mbetur të vrarë si pasojë e një sulmi me dron në Rusinë jugore. Ky nuk është rasti i parë i sulmeve me dron në Rusi por, ushtria Ukrainase nuk ka komentuar zyrtarisht asgjë.

Ukrainasit sulmojnë me dron bazën bombarduese ruse, vdesin 3

Një sulm urkrainas me dron, është shënuar në Rusinë jugore në qytetin e Engels, duke lënë 3 të vdekur.

Sipas Moskës mbrojtja ajrore rrëzoi dronin, por rënia e mbetjeve shkaktoi viktima në sulmin e ndodhur gjatë natës.

Më herët, përgjatë këtij muaji, Rusia akuzoi Ukrainën për kryerjen e një sulmi të ngjashëm në aeroport, shtëpia e bombarduesve strategjikë. Baza shtrihet rreth 500 km (310 milje) në veri-lindje të kufirit me Ukrainën.

Ushtria ukrainase nuk ka komentuar zyrtarisht për këto sulme.

Ministria ruse e Mbrojtjes, thotë se mbrojtja ajrore e saj rrëzoi dronin ukrainas që fluturonte në lartësi të ulët rreth orës 01:35 me orën lokale të hënën (22:35 GMT të dielën).

Guvernatori i rajonit të Saratov tha se nuk kishte asnjë kërcënim për banorët e qytetit të Engels.

Në sulmin e mëparshëm të raportuar më 5 dhjetor në aeroportin dhe një bazë tjetër ajrore në rajonin Ryazan, tre ushtarakë u vranë gjithashtu nga mbetjet e një droni të rrëzuar ukrainas, tha Moska në atë kohë.

Ushtria ukrainase nuk bëri asnjë koment për sulmet e raportuara.

Baza ajrore Engels është përdorur në mënyrë të përsëritur nga Rusia për të kryer sulme me raketa në objektiva të ndryshëm në Ukrainë, që kur Moska filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë më 24 shkurt.

Kremlini e ka akuzuar Ukrainën se ka sulmuar territorin e saj më parë, por sulmet e supozuara në dhjetor janë më të thella në Rusi, se sa ato të mëparshme.

EMISIONET