Ukraina "zhgënjehet" me Gjermaninë për furnizimin me armë: Nga se keni frikë?

Ministri i jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka folur me një gjuhë të ashpër për furnizimin me armë për Ukrainën nga Gjermania.
Ai u shpreh se injorimi për të mos dërguar tanket Leopard dhe mjetet luftarake Marders ka zhgënjyer vendin e tij, ndërsa tha se kishte dëgjuar prej Gjermanisë vetëm justifikime abstrakte dhe frikë.
"Sinjale zhgënjyese nga Gjermania, ndërkohë që Ukraina ka nevojë për Leopardët dhe Marders tani - për të çliruar njerëzit dhe për t'i shpëtuar ata nga gjenocidi.
Asnjë argument i vetëm racional se pse këto armë nuk mund të furnizohen, vetëm frika dhe justifikime abstrakte. Nga se i frikësohet Berlini dhe se Kievi nuk ka?" shkroi ai ne Twitter.
Disappointing signals from Germany while Ukraine needs Leopards and Marders now — to liberate people and save them from genocide. Not a single rational argument on why these weapons can not be supplied, only abstract fears and excuses. What is Berlin afraid of that Kyiv is not?
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) September 13, 2022
