Ukraina: Rusia kërkon të mobilizojë fshehurazi 60,000 trupa shtesë

Ukraina: Rusia kërkon të mobilizojë fshehurazi 60,000 trupa

Rusia ka filluar një mobilizim të fshehtë të rezervistëve, pretendon ushtria e Ukrainës në deklaratën e saj të fundit të lajmeve më 4 prill.

“Gjatë përzgjedhjes së kandidatëve, përparësi u jepet atyre që tashmë kanë përvojë luftarake”, thuhet në raport, duke identifikuar pesë rajone ruse dhe zonat kryesore të synuara.

Raporti shton se Moska shpreson të mobilizojë rreth 60,000 trupa shtesë.

Rusia nuk e ka komentuar raportin ukrainas, saktësia e të cilit nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur nga BBC.

Megjithatë, presidenti rus Vladimir Putin në fillim të muajit të kaluar kishte thënë se nuk do të dërgonte rekrutët ose rezervistët për të luftuar në Ukrainë.

EMISIONET