Ukraina: Oferta e Rusisë për heqjen e bllokadës së porteve, shantazh ndaj ndërkombëtarëve

Ukraina ka akuzuar Rusinë për shantazh ndaj ndërkombëtarëve pas propozimit të zëvendësministrit të jashtëm rus për heqjen e disa sanksioneve që ata të zhbllokojnë portet.
Portet e Detit të Zi të Ukrainës janë bllokuar që me nisjen e pushtimit rus.
Bllokada ndikoi në furnizimin me ushqime në të gjithë botën duke çuar në mungesë të grurit dhe vajit të gatimit.
Kjo pasi Ukraina është ndër eksportueset më të mëdha të në botë të vajit të misrit, grurit dhe lulediellit.
"Nuk ka shembull më të mirë shantazhi në marrdhëniet ndërkombëtare se ky," tha Dmytro Kuleba.
Ai bëri thirrje për sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë duke thënë se konçensionet ndaj tij nuk kanë funksionuar kurrë.
"Pas tre muajsh luftë thirrja ime është: Vrisni eksportet ruse. Ndaloni së bleri nga Rusia duke mos i lejuar kështu të investojnë paratë e fituara në makineri ushtarake për të vrarë e shkatërruar," u shpreh ai.

