Ukraina në të ftohtë, 10 milionë njerëz pa energji elektrike

Presidenti ukrainas Zelensky tha se mbi 10 milionë ukrainas janë pa energji elektrike, ndërsa dimri po afron në vend, me temperaturat që pritet të bien në -10 javën e ardhshme.
Rreth gjysma e të gjithë përdoruesve kombëtar, nga rreth 21 milionë njerëz gjithsej, mbetën pa energji elektrike.
Tashmë ka borë në Kiev, guvernatori i rajonit, Oleksiï Kuleba, tha se java e ardhshme do të jetë "e vështirë", duke ftuar në mënyrë implicite popullsinë të përgatitet duke grumbulluar ushqim dhe ujë dhe duke kufizuar udhëtimet.
Ndërkohë operatori kombëtar i energjisë elektrike Ukrenergo ka njoftuar vazhdimin e ndërprerjeve të energjisë elektrike për shkak të “përkeqësimit të situatës”.

