U nisën për një fillim të ri/ FOTO-ja familjare e fundit e çiftit të mjekëve dhe 3 fëmijëve brenda avionit në Indi

U nisën për një fillim të ri/ FOTO-ja familjare e fundit e

Aksidenti ajror që përfundoi në tragjedi për 242 personat që ishin në bordin e avionit “Air India” la tronditur rëndë opinionin publik.

Ndërkohë mediat e huaja kanë trasmetuar një foto mjaftë prekesë. Bëhet fjalë për një familje e cila ka mbetur viktimë e këtij aksidenti.

Historia ka të bëjë me familjen e Dr. Prateek Joshi, i cili po shkonte në Londër për një “fillim të ri”.

Çifti dhe tre fëmijët e tyre, në fakt, kishin bërë një selfie pak para se avioni të ngrihej, të pavetëdijshëm për atë që do të ndodhte në minutat në vijim.

Fotografia tregon Dr. Joshi-n, gruan e tij, gjithashtu mjeke, dy djemtë e tyre binjakë, 5-vjeçarët Nakul dhe Pradyut, dhe vajzën e tyre më të madhe, 8-vjeçaren Miraya, duke buzëqeshur para kamerës.

Gruaja e Dr. Joshit, Komi Vas, e cila punonte në Udaipur, kishte lënë punën për t’u transferuar në Londër me bashkëshortin dhe fëmijët e tyre.

“Prateek kishte ardhur nga Anglia dy ditë më parë për t’u kthyer me gruan dhe dy fëmijët e tij”, tha një i afërm i mjekut.

Sipas vëllait të Dr. Josh, çifti ishte martuar prej 10 vjetësh dhe kishte tre fëmijë.

U nisën për një fillim të ri/ FOTO-ja familjare e fundit e

EMISIONET