U mbajt për 20 ditë në një kafaz qensh, vajza arrin tja mbathë, të dashurit i kërkuan 200 mijë $ për lirimin

Një grua kineze arriti të arratisej pasi dyshohet se u rrëmbye gjatë një nate jashtë dhe u mbyll në një kafaz qensh për 20 ditë në Filipine.
Policia e qytetit Batangas e shpëtoi gruan pasi ajo u arratis nga rrëmbyesit të cilët e kishin mbyllur në një shtëpi në Barangay Alangilan, Batangas City për gati tre javë më 6 tetor.
Vajza, një vendase nga Shangai, emri i së cilës është fshehur për siguri - u gjet nga oficerët në një dyqan në fshat dhe më pas e sollën në stacionin e policisë.
I dashuri i gruas kishte bërë një kallëzim pasi kishte marrë një video nga një numër i panjohur në telefonin e tij që dyshohej se tregonte se e dashura e tij goditet nga një shkop bejsbolli.
Ai tha se të dyshuarit më vonë e thirrën atë duke kërkuar 200,000 dollarë si shpërblim për lirinë e saj.
Forcat e rendit bastisën shtëpinë nga e cila ajo iku, por të dyshuarit tashmë ishin arratisur.
Ata zbuluan gjithashtu kafazin e ngushtë - me disa jastëkë dhe një kovë të kuqe brenda - ku gruaja mbahej peng.
Raportet thanë se ajo ishte rrëmbyer ndërsa ishte jashtë me një mik në një klub më 17 shtator.
Njësia e policisë kundër rrëmbimit konfirmoi se një rrëmbim ishte raportuar në të njëjtin qytet në të njëjtën datë.
I dashuri pretendoi se gruaja ishte larguar me një Toyota Fortuner të bardhë me dy shtetas kinezë dhe një filipinas në timon.
