Turqia regjistron eksporte rekord prej 23.6 miliardë dollarë në muajin tetor

Turqia regjistron eksporte rekord prej 23.6 miliardë dollarë në

Ministri turk i Tregtisë, Ömer Bolat, ka bërë të ditur se eksportet e Turqisë në muajin tetor arritën në 23.6 miliardë dollarë, duke shënuar një kulm historik në baza mujore.

Duke folur në një ngjarje të organizuar nga Asambleja e Eksportuesve Turk (TIM) në qytetin turk Antayla, Bolat theksoi se eksportet e vendit u rritën për 3,6 për qind krahasuar me tetorin e vitit të kaluar.

“Turqia ka thyer rekorde eksporti në 10 nga 15 muajt e fundit”, tha ministri turk, duke theksuar rritjen e qëndrueshme në tregti.

Ndërkohë, raportoi Bolat, importet e vendit në të njëjtën periudhë u ulën lehtë me 0,1 për qind, duke arritur në 29,36 dollarë. Si rezultat, deficiti i tregtisë së jashtme të Turqisë ra me 1.1 miliardë dollarë, duke u ngushtuar në 5.7 miliardë dollarë krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.

Për periudhën janar-tetor, eksportet e Turqia arritën në 216,4 miliardë dollarë, 3,2 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në të njëjtën periudhë, importet ranë me 7,2 për qind në 282 miliardë dollarë, duke kontribuar në uljen me 30,4 për qind të deficitit tregtar, që u ngushtua në 65.6 miliardë dollarë.

Bolat gjithashtu theksoi një përmirësim në raportin e mbulimit të eksport-importit, i cili u rrit me 7.7 pikë përqindjeje në 76,7 për qind gjatë dhjetë muajve të këtij viti.

Sa i përket periudhës 12-mujore nga tetori i vitit 2023 deri në tetor të këtij viti, eksportet e vazhdueshme të Turqisë arritën në 262.3 miliardë dollarë, duke shënuar një rritje vjetore prej 3,1 për qind dhe duke vendosur një tjetër nivel historik.

Në të njëjtën periudhë, importet arritën në 340 miliardë dollarë, një ulje prej 27 miliardë dollarë ose 7,4 për qind. Bolat tha se kjo kontribuoi në uljen e deficitit të tregtisë së jashtme me 32 për qind, respektivisht nga 112.8 miliardë dollarë në 77.7 miliardë dollarë.

EMISIONET