Turqia para sanskioneve, nëse vijon të pajiset me sistemin raketor rus

Turqia para sanskioneve, nëse vijon të pajiset me sistemin raketor rus

Turqia mund të përballet me sanksione të reja nëse vijon të pajiset me sisteme të tjera raketore nga Rusia.

Paralajmërimi vjen nga senatorët amerikanë një ditë përpara takimit mes presidentit turk Rexhep Taip Erdoan dhe atij rus, Vladimir Putin.

Ankaraja pritet të shpallë një marrëveshje të re për blerjen e një sistemi të dytë raketor "S-400" nga Rusia, dhe me gjasë dy vendet mund të njoftojnë edhe planet për të prodhuar armë ruse në Turqi.

Sistemi mbrojtës "S-400" është bërë shkak që Amerika ta ndëshkojë me sanksione Ankaranë prej rreziqeve që i kanos avionëve të saj luftarakë dhe sistemeve mbrojtëse të NATO-s.

Senatori, Robert Menendez, i cili kryeson Komisionin për Çështjet e Jashtme, tha të hënën se ligji për sanksionet për vendet armike me Amerikën e ndalon Turqinë të hyjë në marrëveshje biznesi me ushtrinë ose sektorët e inteligjencës ruse, ndaj çdo thyerje e këtij rregulli do e ngarkojë ligjërisht Ankaranë.

Në fundjavë, presidenti Erdgoan tha se nuk pranon ndërhyrje nga vendet e tjera dhe se i takon Turqisë të vendosë për sistemet e mbrojtjes që i interesojnë.

EMISIONET