Turqia mes thatësirës në përkeqësim, zjarreve dhe temperaturave rekord

Mes thatësirës në përkeqësim, zjarreve dhe temperaturave rekord – Turqia po i drejtohet si besimit ashtu edhe rezervuarëve të ujit në një përpjekje të dëshpëruar për t’u përballur me stresin në rritje të klimës së nxehtë.
“Përpara lutjeve të mbrëmjes, imamët në 90,000 xhami në të gjithë vendin do të udhëheqin lutje të veçanta për të rënë shi dhe mbrojtje nga zjarret”, shkroi shefi i Çështjeve Fetare Ali Erbas në X.
Numri i viktimave nga moti i nxehtë vazhdon të rritet në Turqi.
Sipas Ministrisë së Pylltarisë dhe Mjedisit, më shumë se 2,000 zjarre pyjore kanë shpërthyer në Turqi deri më tani, këtë vit.
Vetëm në javët e fundit, të paktën 14 njerëz dhe kafshë të panumërta kanë vdekur nga zjarret.
Temperaturat po arrijnë nivele historike ekstreme: më 25 korrik, qyteti juglindor i Silopit regjistroi temperaturën 50,5 gradë Celsius, temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Turqi.
Në të gjithë vendin, provinca të shumta kanë paralajmëruar për kapacitete të ulëta alarmante të digave.
Në kryeqytet, Ankara, nivelet e përgjithshme të rezervuarëve kanë rënë në 22%.
Në qytetin e Izmirit, presioni i kombinuar i thatësirës dhe turizmit ka çuar në ndërprerje të ujit çdo natë në qendrën turistike të Çesmesë, ku rezervat kanë rënë nën 5%.


