Turqi/ Arrestohen 11 personat përgjegjës për helmimin fatal të tre familjarëve turq

Turqi/ Arrestohen 11 personat përgjegjës për helmimin fatal

Në Turqi është raportuar ditën e mërkurë totali i 11 personave që u arrestuan lidhur me vdekjen e tre personave.

Bëhet fjalë për helmimin e një gruaje gjermano-turke dhe dy fëmijëve të saj në Stamboll.

Katër anëtarët e familjës turke, të cilët jetonin në Gjermani  kishin ardhur në Stamboll për të kaluar pushimet. Ata u helmuan të mërkurën e kaluar pasi konsumuan gatime tradicionale në lagjen Ortakoy, pranë Bosforit.

Gruaja e identifikuar si Cigden Bocek ka ndërruar jetë në spital të premten, një ditë pasi i biri i saj 6-vjeçar dhe e bija 3-vjeçare nuk i shpëtuan dot helmimit.

Ndërsa, babai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas hetimeve, dyshohet se helmimi ndodhi për shkak të ushqimit të servirur dhe zyra e prokurorit e Stambollit ka njoftuar se janë gjetur pesticidet në hotelin ku familja po qendronte.

Sa i përket të arrestuarëve, janë përfshirë pesë shitës, pronari i hotelit dhe dy punonjës, si dhe tre persona që punonin për një kompani kontrolli dëmtuesish.

EMISIONET