Truss kërkon ndjesë, pranon gabimet për minibuxhetin

Një ditë pas furtunës kundër kryeministres britanike nga partia Konservatore, Liz Truss ka kërkuar ndjesë për planin ekonomik që rriti shifrat e inflacionit dhe që u hodh poshtë nga kancelari i ri Xheremi Hant.

Truss kërkon ndjesë, pranon gabimet për minibuxhetin

Kryeministrja britanike Liz Truss ka kërkuar ndjesë mbrëmjen e së hënës për planin e saj anti-krizë, pikat e të cilit u hodhën poshtë nga kancelari i ri i vendit, Jeremy Hunt.

Zonja Truss këmbënguli se ajo do t’i udhëheqë konservatorët në zgjedhjet e përgjithshme të radhës, pavarësisht pakënaqësive ndaj saj dhe nismave për rrëzimin e Truss nga Partia Konservatore.

"Posti im njëmujor nuk ka qenë perfekt, por ne i kemi ndrequr gabimet. Unë mbetem e përkushtuar ndaj vizionit tim, por ne do të duhet ta realizojmë atë në një mënyrë tjetër. Na vjen keq për gabimet që bëmë," tha ajo.

Zonja tha se mbetet e përkushtuar ndaj një takse të ulët, por aktualisht prioriteti ishte ruajtja e stabilitetit ekonomik.

Kancelari i ri Jeremy Hunt njoftoi se pothuajse të gjitha shkurtimet e taksave të shpallura në mini-buxhetin e muajit të kaluar nga kabineti Truss do të anuloheshin.

Vendimi u mirëprit nga investitorët, megjithëse plani ishte kali i betejës së agjendës ekonomike të zonjës Truss, faktor që ndikoi në zgjedhjen e saj një muaj më parë

Ekspertët thanë se ndjesa kryeministres pas disa javësh të fajësimit të të gjithë të tjerëve nuk do të zhbëjë dëmin e shkaktuar nga mini-buxheti i saj.

EMISIONET