Trupat ruse përparojnë në Severdonestk, banorët të zënë në kurth kërkojnë ndihmë

Teksa trupat ruse po përparojnë në rajonin e pushtuar prej tyre të Severdonetskut, ku mijëra banorë kanë mbetur në qytet në pamundësi për tu larguar.
Rreth 12 mijë banorë kanë mbetur në qytetin lindor të Severdonetskut dhe bëjnë thirrje për ndihmë.
Lajmin e ka bërë të ditur Sekretari i Përgjithshëm i Këshillimit Norvegjez të Refugjatëve, Jan Egeland.
"Jam i tmerruar kur shoh Sevberdonetskun e lulëzuar dikur, të bëhet epiqendra e një kapitulli tjetër të luftës brutale. 12 mijë banorë kanë mbetur atje pa ushqime, pa ujë, pa ilaçe e pa energji elektrike. Bombardimet e vazhdueshme po i shtyjnë ata të strehohen në bodrumet e ndërtesave duke mos i lënë mundësi të largohen," tha ai.
Agjencia e refugjatëve u bëri thirrje "palëve" të përfshira në konflikt që të lejojnë menjëherë organizatat humanitare të hyjnë në qytet për të ndihmuar në shpëtimin dhe evakuimin e sigurt të civilëve, raporton CNN.

