Trupat mbrojtëse ukrainase të Kharkiv-it mbërrijnë deri në kufirin me Rusinë

Trupat ukrainase që mbrojnë qytetin e Kharkiv-it kanë arritur në kufirin shtetëror me Rusinë. Një gjë të tillë e deklaroi guvernatori i Kharkiv-it ditën e sotme.
Ende nuk dihet vërtetësia e pretendime të tij dhe nuk është e qartë se sa trupa kanë mbërritur në kufirin rus dhe cila është vendodhja e tyre e saktë.
Megjithatë Ministria e Mbrojtjes ukrainase ka publikuar një video që supozohet se tregon një grup ushtarësh nga një brigatë e mbrojtjes territoriale në kufi, por pa specifikuar se ku.
"Kemi mbërritur, jemi këtu", thotë njëri nga ushtarët.
Ukraina largoi forcat ruse nga Kharkivi që është qyteti i dytë më i madh i vendit.
