Trump: Vendimi i Biden për të zbutur dënimet me vdekje nuk ka kuptim

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka kritikuar vendimin e presidentit Joe Biden për të ndryshuar dënimet me vdekje të dhjetëra kriminelëve – në burgim të përjetshëm, duke thënë se ky vendim nuk kishte kuptim.
Republikani njoftoi se do të udhëzonte Departamentin e Drejtësisë të ndiqte me forcë dënimin me vdekje sapo të merrte detyrën, në një përpjekje “për të mbrojtur familjet dhe fëmijët amerikanë nga përdhunuesit e dhunshëm, vrasësit dhe përbindëshat.
“Ne do të jemi një Komb i Ligjit dhe Rendit përsëri!”, tha Trump.
Deklarata e Trump erdhi pasi Biden ndryshoi dje dënimet 37 të dënuarve me vdekje në burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht.
Megjithatë, demokrati përjashtoi në mënyrë eksplicite tre nga 40 të dënuarit federalë nga vendimi – për shkak se krimet e tyre përfshinin terrorizëm ose vrasje masive të motivuara nga urrejtja.
Biden, një katolik i devotshëm, shpjegoi se ai e kishte marrë vendimin për arsye ndërgjegjeje, bazuar në përvojën e tij shumëvjeçare si mbrojtës publik dhe politikan. Ai theksoi se nuk dëshironte të nënvlerësojë vuajtjet e viktimave dhe familjeve të tyre.


