Trump “tremb” ekonominë globale! OECD parashikon rënie të rritjes për shkak të luftës së tarifave
Tarifat e vendosura nga Donald Trump po ngadalësojnë rritjen ekonomike globale për vitin 2025 paralajmëroi Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Lufta tregtare vlerësohet se rrit pasigurinë, dëmton investimet dhe krijimin e vendeve të punës në gjithë botën

Rritja ekonomike globale pritet të jetë më e ngadaltë këtë vit, kryesisht për shkak të tarifave të vendosura nga Donald Trump, vlerëson Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.
Parashikimet e organizatës janë që rritja ekonomike në vitin 2025 do të arrijë në 2.9%, nga 3.1% që është, duke reflektuar në rëndësinë që barrierat tregtare po kanë mbi ekonominë globale.
Ajo fajësoi një rritje “të ndjeshme” të barrierave tregtare për këtë ulje dhe paralajmëroi se “pasojat e dobësimit të perspektivës ekonomike do të ndihen në mbarë botën, pothuajse pa
Sipas OECD-së, vendosja e tarifave të reja nga administrata e Trump-it ka rritur pasigurinë në tregjet e raportuara, duke ndikuar negativisht tek investimet dhe paralajmëroi se "perspektivat e dobësuara ekonomike do të ndihen në të gjithë botën, pothuajse pa asnjë përjashtim".
“Ne parashikojmë në thelb një ulje të vlerësimit për pothuajse të gjithë”, tha për BBC-në Alvaro Pereira, krye-ekonomisti i OECD-së. "Do të kemi shumë më pak rritje dhe krijim vendesh pune sesa kishim parashikuar në të kaluarën."
Që kur presidenti amerikan u rikthye në Shtëpinë e Bardhë, një listë e gjatë vendesh janë shenjëstruar nga tarifat, por qasja e paparashikueshme e Trump ndaj zbatimit të masave ka krijuar pasiguri të përhapur.
Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim gjithashtu tha se perspektiva për ekonominë amerikane këtë vit nga 2.2% do të shkojë në 1.6% dhe parashikoi se rritja do të ngadalësohej përsëri në vitin 2026.
Raporti paralajmëron e SHBA-të ishin në rrezik nga rritja e inflacionit, diçka që Trump premtoi vazhdimisht se do të binte gjatë fushatës së tij presidenciale.
Edhe pse Trump ka pretenduar në rrjetet sociale se ekonomia amerikane “po lulëzon” falë tarifave, të dhënat zyrtare të fundit kanë një ndikim të ndryshëm ndaj politikës ekonomike nga ku ekonomia e SHBA-së u tkurr me 0.2% në tre muajt e parë të këtij viti, tkurrja e parë që nga viti 2022.


