Trump më popullor se Starmer në Britaninë e Madhe

Trump më popullor se Starmer në Britaninë e Madhe

Një sondazh, i kryer së fundmi, tregoi se kryeministri britanik laburist, Keir Starmer – në qeveri për më shumë se një vit – është më pak popullor në Britaninë e Madhe se presidenti i SHBA-se Donald Trump.

Duke u mbështetur në të dhënat e publikuara nga “City AM” dhe “Freshwater Strategies”, lideri aktual i “Downing Street” pëlqehet vetëm nga 23% e britanikëve, dhe vlerësohet negativisht nga 60% e qytetarëve.

Këto shifra e vendosin Starmer pas një udhëheqësi të huaj tradicionalisht jopopullor në Britaninë e Madhe, Donald Trump, i cili vleresohet nga 26% e britanikëve kundrejt 57% te qytetareve qe nuk e pelqejne

Këto shifra e vendosin Starmer pas udhëheqësit të huaj, tradicionalisht jopopullor në Britaninë e Madhe, Donald Trump, i cili pëlqehet nga 26% e britanikëve krahasuar me 57% të qytetarëve që nuk e miratojnë zgjedhjen e tij.

Kemi Badenoch, udhëheqës i një Partie Konservatore që është në krizë të gjatë, gjithashtu ka një performancë më të mirë se Starmer, 24% e qytetarëve e vlerësojnë pozitivisht dhe 35% e tyre nuk e mbështesin.

Ndërkohë, Farage forcon epërsinë e tij në aspektin e vlerësimeve personale, me 37% të popullsisë britanike që e vlerësojnë atë pozitivisht dhe 41% që shprehin mosmiratim. 

EMISIONET