Trump: Iranianët duan që SHBA të vazhdojë b*mbardimet në Iran, pasi jeta e tyre është në rrezik

Presidenti amerikan, Donald Trump pretendon se iranianët duan që sulmet e SHBA-së ndaj Iranit të vazhdojnë, pasi jeta e tyre është në rrezik më të madh me udhëheqjen e vendit.
Pavarësisht thirrjeve që iranianët të ngrihen kundër udhëheqjes, presidenti amerikan pranon se është shumë e vështirë të protestosh duke pasur parasysh se njerëzit po pushkatoheshin nga ushtria e tyre.
"Unë në fakt u them atyre mos dilni, e kuptoj plotësisht. Nuk është çështje trimërie, ne të gjithë jemi të guximshëm. Unë jam i guximshëm, por edhe inteligjente," thotë ai.

