Trump: Falenderoj dikë që e do më shumë Izraelin, vajzën time Ivanka

Trump: Falenderoj dikë që e do më shumë Izraelin,

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump nga parlamenti izraelit ka falënderuar publikisht vajzën e tij, Ivanka Trump.

Ai tha se kjo e fundit e do shumë Izraelin, madje është konvertuar.

Ai bëri dhe batuta për martesën e saj me Kushnër, ndërsa vlerësoi dhe dhëndrin e tij për kontributin e tij.

“Dua të falënderoj dikë që e do shumë Izraelin. Vajzën time. Ivanka është këtu.

Ajo është konvertuar dhe është shumë e lumtur. Mendoj që është e lumtur.

Ata kanë një martesë të shkëlqyer dhe kanë një raport shumë të mirë. Jared Kushner ka qenë një ndihmës i jashtëzakonshëm, ka bërë një gjë të veçantë, realizoi marrëveshjen Abrahamike.

Pra, kemi njerëz të talentuar të cilët punuan në këtë marrëveshje, është gjithashtu Marco Rubio i cili është këtu me ne.

Është me ne edhe Sekretari i Luftës, Sekretari i Mbrojtjes.

Ne fituam me vendosmëri luftën e parë dhe të dytë botërore dhe gjithçka tjetër në mes.

Ne kemi fituar gjithçka dhe thamë pse të mos ia ndryshojmë emrin pra nga një ministër i Mbrojtjes, në një ministër i Luftës, ne gjithmonë kemi patur ushtrinë më të madhe në botë”, tha Trump.

EMISIONET