Trump deklaroi se mund t’i japë fund luftës për 24 orë, Zelensky i përgjigjet ish-Presidentit: Je i ftuar në Kiev
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Janar 2024, 18:10

Volodymyr Zelensky e ka ftuar Donald Trump të vizitojë Kievin, pas pohimit të tij se ish-presidenti amerikan mund të ndalojë luftën Rusi – Ukrainë brenda 24 orëve nëse rizgjidhet.
Presidenti ukrainas i bëri komentet gjatë një interviste me Channel 4 News, duke u shprehur: “Të lutem, Donald Trump, të ftoj në Ukrainë, në Kiev.
Pra, nëse mund ta ndaloni luftën për 24 orë, mendoj se do të jetë e mjaftueshme për të ardhur”, tha ai.
“Ndoshta Donald Trump ka një ide të vërtetë dhe ai mund ta ndajë atë me mua”, u shpreh Zelensky.

