Tronditëse/ Polici dërgon fëmijët në shkollë, më pas vret gruan dhe veten

Tronditëse/ Polici dërgon fëmijët në shkollë,

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në Greqi, pasi një polic 38-vjeçar vrau me armë ish-bashkëshorten e tij 42-vjeçare dhe më pas u vetëvra. Krimi ka ndodhur në një banesë në Kalamaria të Selanikut.

Çifti ishte i divorcuar dhe nuk jetonin së bashku. Sipas mediave helene, 38-vjeçari dhe 42-vjeçarja kishin dy fëmijë, të cilët autori i kishte marrë dhe i kishte çuar më herët në shkollë. Më pas ai shkoi në banesën e ish-bashkëshortes, e qëlloi në bark, para se të vriste veten.

Policia është njoftuar nga fqinjët për një incident me armë zjarri në banesën e katit të 6-të. Sapo mbërriti policia, ata gjetën kufomat. Çifti nuk kishte telefonuar autoritetet për një problem në familje.

Këtë vit çifti u nda me pëlqim reciprok, i cili rregullonte ditët dhe orët për fëmijët.

Fëmijët ishin në shkollë në momentin e vrasjes dhe nuk e dinin që prindërit e tyre kishin vdekur. Psikologët shkuan që në momentin e parë në shkollën ku frekuentonin dy fëmijët e mitur për t’i mbështetur.

greqi vrasje e dyfishte policia

EMISIONET