Treni aksidenton punëtorët në Kinë, 11 persona ndërrojnë jetë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2025, 08:05

Të paktën 11 persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën në Kinën jugperëndimore kur një tren u përplas me një grup punëtorësh, raportoi transmetuesi shtetëror CCTV.
Treni, i cili mbante pajisje monitorimi sizmik, po lëvizte “normalisht” pranë një stacioni në provincën Yunnan kur u përplas me “punëtorët që kishin hyrë pa leje” në shina, tha burimi.

