Tregtia, Ukraina dhe Irani në qendër të telefonatës Starmer-Trump

Kryeministri britanik Keir Starmer zhvilloi një telefonatë me presidentin amerikan Donald Trump. Sipas një zëdhënësi gjatë bisedçs telefonike u bisedua për tregtinë, si dhe situatën në Ukrainë dhe Iran.
Britania shpreson të arrijë një marrëveshje me Trump pasi ai vendosi tarifa 10% për shumicën e importeve britanike në Shtetet e Bashkuara dhe një normë më të lartë prej 25% për importet e makinave, çelikut dhe aluminit.
"Udhëheqësit filluan duke diskutuar komunikimin e vazhdueshëm dhe produktiv midis MB dhe SHBA për tregtinë," tha zëdhënësi, duke shtuar se Starmer theksoi angazhimin e tij për
tregtinë e lirë duke mbrojtur interesat kombëtare.
Starmer dhe Trump diskutuan gjithashtu zhvillimet në Ukrainë dhe Iran, si dhe veprimet e fundit kundër Houthis në Jemen, tha zëdhënësi i zyrës së kryeministrit britanik.

