TREGJET AMERIKANE RREZIKOJNË TË BIEN! Kreu i bankës më të madhe amerikane paralajmëron riskun
Jamie Dimon, drejtuesi i institucionit më të madh financiar në SHBA thosë se ekziston një rrezik serioz i rënies së bursës amerikane brenda dy viteve, duke përmendur pasiguritë globale, inflacionin dhe investimet e tepruara në teknologji. Ai shtoi se SHBA është bërë një aleat më pak i besueshëm.

Drejtuesi i bankës më të madhe në SHBA, Jamie Dimon, ka paralajmëruar për një rrezik serioz të një rënieje të madhe të bursës amerikane, e cila sipas tij mund të ndodhë brenda gjashtë muajve deri në dy vite.
Në një intervistë shefi ekzekutiv i JP Morgan u shpreh se është shumë më i shqetësuar se të tjerët për një korrektim të tregut që, sipas tij, po neglizhohet nga investitorët.
Ka shumë pasiguri në horizont që nga situata gjeopolitike, tek rritja e shpenzimeve publike dhe rimilitarizimi global. Të gjitha këto krijojnë një klimë që duhet të ngrenë nivelin e alarmit shumë më lart se ç’është sot.” tha Dimon.
Kreu i bankës vlerësoi potencialin e inteligjencës artificiale, por paralajmëroi se shumë investime do të rezultojnë të pasuksesshme.
AI është e vërtetë, por jo të gjithë që investojnë në të do të përfitojnë, shumë nga ato para do të humbasin, u shpreh ai.
Në komentet e tij për sigurinë globale, Dimon tha se SHBA mund të mbetej pa raketa për vetëm shtatë ditë në rast lufte me Kinën në Detin e Kinës Jugore.
“Njerëzit flasin për të ruajtur kripto, por unë them se duhet të ruajmë plumba, armë dhe bomba,” u shpreh ai.
Sipas Dimon SHBA është bërë një aleat më pak i besueshëm në arenën ndërkombëtare, por vuri në dukje se presioni amerikan ka nxitur Evropën të marrë masa për të përmirësuar mbrojtjen dhe konkurrueshmërinë ekonomike.
Ai gjithashtu foli për një marrëveshje të mundshme tregtare SHBA–Indi, që do të reduktonte tarifat ndëshkuese të vendosura për shkak të lidhjeve tregtare të Indisë me Rusinë.


