Trashëgimia botërore në rrezik, UNESCO: Të paktën 53 ndërtesa kulturore të dëmtuara në Ukrainë

Trashëgimia botërore në rrezik, UNESCO: Të paktën 53

Rreth 53 ndërtesa historike janë dëmtuar në Ukrainë që prej fillimit të luftës

Agjencia Kulturore e Kombeve të Bashkuara, UNESCO, thotë se të paktën 53 vende të rëndësishme kulturore janë dëmtuar që nga fillimi i luftës.

Deri në këto momente të dëmtuara janë 29 kisha, 16 ndërtesa historike, katër muze dhe katër monumente.

Ndërtesat më të dëmtuara janë në dy qytetet më të mëdha të Ukrainës në Kiev dhe Kharkiv, por edhe në Chernihiv.

"Kjo është lista e fundit, por nuk është përfundimtare, pasi ekspertët tanë po vazhdojnë të verifikojnë ," - u citua të ketë thënë një zëdhënës për agjencinë e lajmeve AFP.

UNESCO thotë se po përdor imazhe satelitore dhe raporte të dëshmitarëve për të verifikuar dëmin.

EMISIONET