Transgjinorja tajlandeze blen Organizatën Miss Universe për 20 milionë dollarë

Transgjinorja tajlandeze blen Organizatën Miss Universe për 20

Një grua transgjinore, ka blerë Organizatën Miss Universe për 20 milionë dollarë, duke shënuar herën e parë që organizatori i konkursit të bukurisë do të jetë në pronësi të një gruaje, ka thënë kompania e saj.

Konkursi vjetor i bukurisë i drejtuar nga Organizata Miss Universe, i cili ishte në bashkëpronësi të Donald Trump midis 1996 dhe 2002, transmetohet në 165 vende dhe ka 71 vjet që zhvillohet.

Ajo ka folur për përvojën e saj si një grua transgjinore dhe gjithashtu ka krijuar Fondacionin Life Inspired For Thailand për të mbrojtur të drejtat për njerëzit transgjinorë.

Tajlanda gëzon një reputacion pozitiv ndërkombëtar, por kur bëhet fjalë për të drejtat dhe stilin e jetës së komuniteteve LGBTQ, mungesa e një procedure për personat transgjinorë për të ndryshuar gjininë e tyre ligjore, e shoqëruar me mbrojtje të pamjaftueshme ligjore dhe stigmë sociale, kufizon aksesin e personave transgjinorë në shërbime dhe i ekspozon ata ndaj poshtërimeve të përditshme, tha Human Rights Ëatch në një raport vitin e kaluar./The Guardian/

EMISIONET