Tragjike, olimpistja 17-vjeçare humbet jetën gjatë stërvitjes me varkë, e motra i shpëton

Tragjike, olimpistja 17-vjeçare humbet jetën gjatë

Një lajm tragjik për botën e sportit ujor. Vetëm 17-vjeç, Notarja tuniziane Eya Guezguez, e cila përfaqësoi vendin e saj në Lojërat Olimpike të Tokios verën e kaluar, humbi jetën në moshën në një aksident gjatë stërvitjes për ekipin kombëtar, njoftuan autoritetet të hënën.

Aksidenti ndodhi të dielën, kur varka me vela që po përdorte me motrën e saj binjake Sarra, u përmbys nga erërat e forta ku Eya u mbyt por fatmirësisjt motra e saj u shpëtua.

"Jam i tronditur nga lajmi i vdekjes së Eya Guezguez. Ajo ishte një talent frymëzues dhe model për brezin e saj. Pjesëmarrja e saj në Lojërat Olimpike të Tokios së bashku me motrën e saj binjake Sarra do të vazhdojë të motivojë vajzat e reja në mbarë botën. Mendimet tona janë me familjen e tij, miqtë dhe komunitetin olimpik tunizian", tha presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach në një deklaratë në faqen e internetit të IOC.
Në Lojërat e Tokios, binjaket tuniziane zunë vendin e 21-të në 49er FX, një kategori për varkë me vela të lehta por talenti i tyre kishte impresionuar të gjithë specialistët e këtij sporti./Ora News/.

EMISIONET