Tragjedi në Baharestan/ Sulmet ajrore izralite shkatërrojnë dy ndërtesa duke lënë 13 viktima

Tragjedi në Baharestan/ Sulmet ajrore izralite shkatërrojnë dy
Të paktën 13 persona kanë humbur jetën pas një sulmi ajror në Qaleh Mir, në Qarkun Baharestan të Provincës së Teheranit, një zonë me shumë banorë.

Raportohet se dy ndërtesa banimi u goditën, duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha materiale.

Ekipet e emergjencës vazhdojnë të punojnë për të nxjerrë njerëzit e bllokuar nën rrënoja dhe për pastrimin e zonës.

Situata mbetet kritike, ndërsa autoritetet lokale po vijojnë operacionet e shpëtimit.

EMISIONET