Tokyo 2020/ Habit Korea e Jugut: Në foto përfaqëson Italinë me picat dhe Ukrainën me Çernobilin

Pica për Italinë, Drakula për Rumaninë dhe Çernobili për Ukrainën.
Këto ishin fotografitë dhe nëntitujt e përdorura nga një transmetues i Koresë së Jugut për të përshkruar kombet në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të Tokios.
MBC ka kërkuar falje për ofendimin e shikuesve, pas ankesave se pamjet ishin "fyese" dhe "qesharake".
Kanali tha se donte ta bënte më të lehtë për shikuesit të kuptonin shpejt vendet që po hynin, por shtoi se ishte një "gabim i pafalshëm".
Në një konferencë shtypi të hënën, CEO i kanalit Park Sung-ja kërkoi falje, duke thënë se MBC kishte dëmtuar vlerat olimpike të miqësisë, solidaritetit dhe harmonisë.
"Unë ul kokën dhe kërkoj ndjesë të thellë," tha ai, duke shtuar se MBC do të bëjë të gjitha përpjekjet e tyre për të parandaluar një tjetër incident të tillë.
MBC është futur në telashe edhe më parë për të njëjtën gjë.
Kanali u gjobit pasi përdori nënshkrime dhe imazhe të ngjashme në Ceremoninë e Hapjes për Lojërat Olimpike të Pekinit 2008.
Atëherë kanali i ishte referuar Zimbabves "si një vend me inflacion vdekjeprurës".

