Tmerr në Indi, 20-vjeçarja tërhiqet zvarrë me makinë për një orë

Tmerr në Indi, 20-vjeçarja tërhiqet zvarrë me makinë

Një valë zemërimi dhe tronditjeje ka shkaktuar në Indi një aksident viktimw e tw cilit ishte njw  20-vjeçare.

Gruaja po kthehej në shtëpi nga puna me skuterin e saj mëngjesin e së dielës, 1 janar. Ajo u përplas me një makinë që jo vetëm nuk ndaloi për ta ndihmuar por e tërhoqi zvarrë për një orë nëpër rrugët e periferisë së Delhit.

Të katër pasagjerët e makinës ishin burra, raporton Guardian . 

Ata pretenduan se nuk kuptuan asgjë sepse po dëgjonin muzikë me zë të lartë. Ata tani akuzohen për vrasje nga pakujdesia dhe vdekje e padrejtë.

Policia nga ana e saj pretendon se pasagjerët i ka zënë paniku dhe kanë vijuar të lëvizin për një orë duke e tërhequr zvarrë gruan fatkeqe.

EMISIONET