Tjetër sulm me armë në SHBA. Burri vret dy persona në kishë dhe më pas dhe veten
Nga Ora News Përditësimi i fundit 3 Qershor 2022, 10:16

Një burrë vrau me armë zjarri dy gra në SHBA dhe më pas vrau dhe veten.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, në një parking jashtë kishës Ames, deklarojnë autoritetet.
"Jemi të tronditur. Sonte ndodhi një sulm me armë pranë kishës sonë, ku një burrë vrau dy antare të kishës sonë dhe më pas vrau dhe veten," tha Mark Vance me shërbim në kishën Cornerstone.
Moshat e viktimave femra ende nuk dihen, teksa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e saj.
