Tentuan t'i vidhnin makinën, ish-anëtari i administratës së Trump qëllohet me armë

Anëtari i administratës së ish-presidentit amerikan Donald Trump është qëlluar me armë në Washington D.C. gjatë një tentative për t’i vjedhur makinën. Lajmin e ka njoftuar familja e tij ku kanë bërë më dije se ai është në gjendje të rendë.
Fox News raporton se Mike Gill është sulmuar të hënën rreth orës 17:45 ndërsa autori ishte futur në makinë. Sapo Gill është futur në makinë ështe qëlluar dhe autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Nga policia kanë bërë të ditur se tentim vjedhja e mjetit të Gill, ishte një ndër shumë rastet dhe incidentet e ngjashme që kishin ndodhur të njëjtën natë në kryeqytetin amerikan. Gill ishte viktima e parë e një sulmi të tillë, ka bërë të ditur Erica Richardson, zëdhënësja e familjes Gill.
Nga viti 2016 deri në vitin 2019, Gill ishte shef i stafit të J. Christopher Giancarlo, në atë kohë kryetar i Komisionit të Tregtisë së Mallrave të SHBA-së.
