Tentoi të vrasë ish-partneren, prangoset kosovari në Itali

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, një grua me origjinë bosnjake, u plagos me thikë nga ish-partneri i saj me origjinë nga Kosova.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Triestes, 45-vjeçarja është goditur 4 herë me thikën e 39-vjeçarit kosovar, i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Por arratia do të zgjaste pak orë.
Kjo pasi autoritetet policore italiane të Triestes kanë informuar sot se 39-vjeçari kosovar është vetëdorëzuar në polici gjatë mbrëmjes së shkuar.
Ndërkaq mësohet se ai është një person me probleme karakteriale që nuk pranon ndarjen nga ish-partnerja e tij.
Sa i përket plagosjes, mësohet se 4 goditjet me thikë nuk kanë qënë fatale për gruan, e cila tashmë mësohet se është jashtë rrrezikut për jetën dhe po trajtohet në spitalin e Cattinara.
Ndërkaq 39-vjeçari kosovar ndodhet në burgun e Coroneo me akuzën e tentativës së qëllimshme për vrasje e është në dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane e të prokurorit Piero Montrone.



