Tenis, 19-vjeçari lë pa frymë publikun, fiton kampionatin "Us Open"

Mrekullitë ndodhin por duan edhe shumë punë e djersë. Një 19-vjeçar është shpallur kampion bote në tenis. Vetëm pak muaj më parë ai u dekurajua sa donte ta linte këtë sport. Kishte humbur ndeshjen hapëse në një kampionat në Kanada. Por puna, vetëmohimi dhe djersa e derdhur në stërvitje dha frytet e saj – sot Carlos Alcaraz është numri një në botë.

Tenis, 19-vjeçari lë pa frymë publikun, fiton kampionatin

Një 19-vjeçar ka  lënë pa frymë publikun adhurues të sportit të tenisit.

Spanjolli Carlos Alcaraz u kurorëzua të dielën si numri një i tenisit, duke fituar titullin e tij të parë Grand Slam.

“Ai ka lindur për të luajtur në këtë lloj turneu. I lindur për të luajtur këto lloj ndeshjesh”, tha trajneri i tij, ish numri një i botës, Juan Carlos Ferrero.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Kur ai mbërriti në akademi ishte 15 vjeç, i hollë si një spageti dhe na duhej të punonim shumë. Ishte mahnitës, kishte duar shumë të shpejta, këmbë shumë të shpejta, dhe pashë diçka shumë të veçantë tek ai.", vijoi trajneri i tij.

Vetë Acaraz tha se ky është vetëm fillimi. Jam i uritur për më shumë. Dua të jem në krye për shumë e shumë javë, shpresoj për shumë vite," u tha ai gazetarëve. 19-vjeçari ia dedikoi fitoren e tij punës në grup, ekipit të tij dhe familjes që i është gjendur pranë në çdo hap të karrierës së tij.

Në kampionatin e mëhershëm në Kanada ai do të dilte keq. Do të humbte ndeshjen hapëse dhe do të dekurajohej komplet, aq sa do të thoshte se po mendonte ta linte fare sportin e tenisit.

Por mrekullitë ndodhin dhe duan shumë mund dhe djerë nga prapa.

Do punoj shumë, do luftoj për të pasur më shumë emocione të këtilla, tha djaloshi pasi ngriti titullin kampion të tenisit në botë.

Ai tashmë është numri një në botë dhe po e shijon këtë çast magjik për të cilin ka punuar me vetëmohim.

EMISIONET