Tëmeti 6.8 ballë në Kinë, shkon në 65 numri i viktimave, mbi 200 ende nën rrënoja (VIDEO)

Tëmeti 6.8 ballë në Kinë, shkon në 65 numri i

Numri i të vdekurve nga tërmeti 6.8 ballë që goditi Kinën jugperëndimore më 5 korrik ka shkuar në 65.

Rreth 250 persona po trajtohen për lëndime, dhjetëra prej tyre të plagosur rëndë. Më shumë se 200 njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Epiqendra e tërmetit ishte në një zonë malore në Luding në provincën Sichuan, rreth 226 kilometra në jugperëndim të Chengdu, një qytet me rreth 21 milionë banorë dhe i izoluar për shkak të Covid-it.

Tërmeti shkaktoi "dëmtime serioze në banesa për shkak të rrëshqitjeve të dheut" ndërsa linjat e telekomunikacionit ishin ndërprerë në disa zona, raportoi transmetuesi shtetëror ÇTV.

Videot e postuara në mediat sociale tregojnë dritat që tundeshin ndërsa njerëzit dolën me nxitim nga ndërtesat.

"Lëkundja ishte mjaft e fortë dhe zgjati për një kohë," i tha agjencisë së lajmeve Reuters Shirley Li, e cila jeton në katin e 30-të të një blloku apartamentesh në Chengdu.

"Ka qenë një kohë e vështirë për ne - valët e të nxehtit, bllokimi i COVID dhe tani tërmeti."

Në Luding, tërmeti ishte aq i fortë saqë ishte e vështirë për disa njerëz të qëndronin në këmbë ndërsa u shfaqën çarje në disa shtëpi, sipas medias shtetërore China NeWs Service.

Tëmeti 6.8 ballë në Kinë, shkon në 65 numri i Tëmeti 6.8 ballë në Kinë, shkon në 65 numri i Tëmeti 6.8 ballë në Kinë, shkon në 65 numri i

EMISIONET