Telefonata nga Berlini dhe NATO/ Magyar merr urime për fitoren nga kancelari Merz dhe Sekretari i NATO-s

Telefonata nga Berlini dhe NATO/ Magyar merr urime për fitoren nga

Péter Magyar ka njoftuar se ka marrë urime nga drejtues të rëndësishëm ndërkombëtarë pas fitores në zgjedhjet parlamentare në Hungaria.

Në një postim në rrjetet sociale, ai bën me dije se është kontaktuar me telefon nga kancelari gjerman Friedrich Merz dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO.

Sipas tij, këto urime vijnë menjëherë pas rezultatit të zgjedhjeve dhe tregojnë interesin e partnerëve ndërkombëtarë për zhvillimet në Hungari.

Fitorja e opozitës dhe reagimet e para nga liderët europianë dhe strukturat ndërkombëtare shihen si një sinjal për një fazë të re në marrëdhëniet e vendit me aleatët.

 

EMISIONET