Telefonata e Trump dhe kryeministres japoneze/ President i SHBA-së viziton Japoninë të hënën

Telefonata e Trump dhe kryeministres japoneze/ President i SHBA-së viziton

Kryeministrja e re e Japonisë, Sanae Takaichi, në një bisedë telefonike me Presidentin e SHBA-së Donald Trump ka thënë se forcimi i aleancës së vendeve të tyre është "prioriteti kryesor" i qeverisë së saj.

Në telefonatën e tyre të pare, Takaichi thotë se  Japonia është "një partner i domosdoshëm" për sa i përket strategjive të SHBA-së ndaj Kinës dhe Indo-Paqësorit.

"I përcolla Presidentit Trump se forcimi i Aleancës Japoni-SHBA është përparësia kryesore për politikën e jashtme dhe të sigurisë të administratës sime. Ne konfirmuam angazhimin tonë të përbashkët për ta ngritur më tej Aleancën në nivele të reja."

Presidenti Donald Trump i cili dëshiron që Tokio dhe aleatët e tjerë të rrisin shpenzimet e tyre ushtarake do të vizitojë Japoninë të hënën dhe do të mbajë një samit me Takaichi të martën.

Trump e nisi telefonatën duke e uruar Takaichi-n për emërimin e saj të martën e kaluar si kryeministre, dhe të dy kujtuan gjithashtu ish-kryeministrin e ndjerë japonez Shinzo Abe, mentorin politik të Takaichi-t.

Kryeministrja Takaichi bëhet kryeministrja e parë grua në Japoni, ku duket se e presin shumë çështje komplekse për të trajtuar në muajt në vijim duke përfshirë një ekonomi dhe popullsi në rënie.

Në fjalimin e saj të parë mbi politikat, Takaichi i tha gjithashtu një parlamenti të trazuar se objektivi i shpenzimit të 2% të produktit të brendshëm bruto për mbrojtjen do të përshpejtohet me dy vjet.

Objektivi i mëparshëm i Tokios ishte të shpenzonte 2% të PBB-së për mbrojtjen në vitin fiskal 2027-28, por Takaichi dëshiron që kjo të arrihet në vitin aktual tatimor.

EMISIONET