Teherani në festë pas sulmeve ndaj bazave amerikane në Katar

Teherani në festë pas sulmeve ndaj bazave amerikane në Katar

Televizioni shtetëror iranian transmetoi drejtpërdrejt pamje nga një demonstratë në qendër të Teheranit, ku turma të mbledhura ‘festonin’ sulmin me raketa ndaj bazës ushtarake amerikane Al Udeid në Katar.

Protestuesit mbanin flamuj iranianë dhe brohorisnin slogane si ‘Vdekje Amerikës’, ndërsa në sfond dëgjoheshin boritë e makinave që i bashkoheshin demonstratës.

Sipas agjencisë shtetërore IRNA, e cila citon një deklaratë të Gardës Revolucionare, forca ideologjike e armatosur e regjimit, gjashtë raketa iraniane kanë goditur bazën Al Udeid, si pjesë e një hakmarrjeje për sulmet ajrore amerikane mbi objektet bërthamore të Iranit. 

EMISIONET