Teherani: Gazetarja italiane e burgosur ka shkelur ligjet e medias kombëtare

Teherani: Gazetarja italiane e burgosur ka shkelur ligjet e medias

Autoritetet iraniane kanë akuzuar gazetaren italiane Cecilia Sala, e arrestuar në Teheran, për shkelje të ligjeve të medias të Republikës Islamike.

”Kjo ishte arsyeja e arrestimit dhe ndalimit të saj në kryeqytet më 19 dhjetor”, deklaroi Ministria iraniane e Kulturës në një deklaratë.

Italia i ka kërkuar Iranit të lirojë 29-vjeçaren, e mbajtur në izolim në burgun famëkeq ”Evin” të Teheranit. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se donte ta sillte sa më shpejt gazetaren në shtëpi.

Sala punon për gazetën ”Il Foglio” dhe menaxhon një podcast. Ajo kishte planifikuar të kthehej në Itali të nesërmen e arrestimit.

Sipas ministrisë iraniane, përgjegjëse për interesat e gazetarëve të huaj, Sala po merr ndihmë konsullore nga ambasada italiane në Teheran dhe është në kontakt telefonik me familjen e saj. Sala kishte një vizë të vlefshme gazetarie për qëndrimin e saj atje.

EMISIONET