Të paktën 11 të vdekur nga sulmi me raketa ukrainase në Luhansk

Të paktën 11 persona u vranë kur ushtria ukrainase nisi një sulm në një zonë të Luhanskut që është nën kontrollin e forcave pro-ruse, siç raporton Agjencia Gjermane e Lajmeve duke cituar TASS ruse.
20 persona të tjerë u plagosën në të njëjtin sulm, në komunitetin Landratofka.
Sipas të njëjtit burim, forcat ukrainase përdorën sistemet e raketave të shumta HIMARS të SHBA-së për të goditur infrastrukturën civile.
Agjencia Gjermane e Lajmeve thekson se nuk është në gjendje të verifikojë informacionin konkret .
Më herët gjatë ditës së sotme, forcat ukrainase nisën një sulm edhe në rajonin e Donetskut (lindje), duke lënë një të vdekur dhe pesë të plagosur, sipas palës ruse.

