Te fshehura brenda bananeve, sekuestrohen 300 kg kokainë në Selanik, arrestohen 4 persona

Te fshehura brenda bananeve, sekuestrohen 300 kg kokainë në Selanik,

Rreth 300 kilogramë kokainë me vlerë 14 milionë euro, janë sekuestruar mëngjesin e ditës së sotme  (10 qershor) në Selanik.

Sipas mediave greke, në kuadër të këtij operacioni  u arrestuan dhe 4 persona.

Mësohet se droga e sekuestruar kishte ardhur nga Kolumbia dhe ka mbërritur në portin e Selanikut brenda një kontejneri bananesh.

Sasia e kokainës është transportuar më pas në një shtëpi në zonën e Shkolarit, jashtë Selanikut, ku përfundimisht është sekuestruar, ndërsa katër arrestimet janë bërë njëkohësisht.

Sipas burimeve policore, bëhet fjalë për shtetas  britanikë, anëtarë të një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Te fshehura brenda bananeve, sekuestrohen 300 kg kokainë në Selanik,

EMISIONET