Takimi kokë më kokë Trump-Zelensky brenda Bazilikës së Shën Pjetrit, del fotoja e parë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Prill 2025, 12:37
Zyrtarët ukrainas kanë publikuar tani imazhe nga takimi i shkurtër i Donald Trump me Volodymyr Zelensky brenda Bazilikës së Shën Pjetrit, gjatë funeralit të Papa Françeskut.
Siç shihet, bëhet fjalë për një takim spontan, ku të dy janë ulur në karrige dhe duken të zhytur në një bisedë të thellë.
Fotografia është publikuar nga Andriy Yermak, kreu i zyrës së Zelensky-t.