Takimi i ministrave të NATO-s/ Gazetari Isufi: NATO është e shqetësuar nga provokimet ruse
Në një lidhje direkte nga Brukseli për OraNews, ka folur gazetari Venhar Isufi për takimin e ministrave të NATO-s.
Isufi ka folur për rolin e Rusisë dhe diskutimet që janë qendër të takimit mes ministrave.
“Rusia nuk e ka synimin vetëm te Ukraina, por është duke punuar që të përhap luftra në pjesë të tjera.
NATO është zotuar bashkë me vendet anëtare të saj që të rrisin rreth 5% të GDP-së për investime në mbrojtje, në lindje të Ukrainës.”- tha ai.
Ndërkaq, Isufi ka thënë sa i përket ruajtjes së hapësirës ajrore dhe asaj tokësore NATO është e shqetësuar nga provokimet ruse.
“Por edhe në çështje të tjera, sa i përket ruajtjes së hapësirës ajrore dhe asaj tokësore, pasi NATO është e shqetësuar së fundmi shumë me provokime. Të cilat, është duke i bërë Rusia me dronë por edhe veprime të tjera të cilat i ka marrë në Detin e Zi.”- tha ai.

