Stuhia e rërës godet Iranin! Tre persona humbin jetën, qindra të lënduar

Stuhia e rërës godet Iranin! Tre persona humbin jetën, qindra

Të paktën tre persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar për në provincën Sistan-Baluchistan të Iranit juglindor, e cila është përfshirë nga stuhitë e rërës për tre ditë. 

“Deri më tani, 1,346 njerëz nga qytetet Zabul, Zhaq, Hamoun, Hirmad dhe Nimruz kanë kërkuar ndihmë mjekësore urgjente në spitale dhe qendra mjekësore”, tha kreu i agjencisë së menaxhimit të krizave, Majid Moheb.

Irani juglindor po përjeton gjithnjë e më shumë stuhi të tilla pasi ligatinat e tij të pakta thahen me një shkallë alarmante, dukenxitur mosmarrëveshje rajonale për ujin.

Kjo situatë ka shkaktuar tensione diplomatike me Afganistanin fqinj, të cilin Teherani e akuzon se ka ulur ndjeshëm vëllimin e ujit të lumit Helmand që përshkon të dy vendet.

EMISIONET