Starton ''epoka e artë'' e SHBA-së/ Lumaj: Të gjitha premtimet e Trump janë mbajtur
Peter Lumaj, avokati dhe strategjist politik i PR në një intervistë në Ora News u shpreh se epoka e artë e SHBA ka filluar dje për herë të dytë në historinë e Amerikës dhe se të gjitha premtimet e Trump janë mbajtur.
Lumaj: Të gjitha premtimet që i ka bërë gjatë fushatës, një pjesë të tyre që e lejon ligji me urdhër ekzekutiv me i zbatu dje i ka futur në fuqi.
Qysh me presidencën e Obamës, Bushit dhe Biden Amerika filloi që të humbë autoritetin ndërkombëtar dhe vlerat e saj kombëtare dhe fetare.
Epoka e artë e Amerikës ka filluar dje për herën e dytë në historinë e Amerikës.
Përsa i përket emigracionit, dje me urdhër ekzekutiv Trump deklaroi që është një emergjencë kombëtare përsa i përket marrëdhënieve kufitare me Meksikën.

