Starmer: Të ruhet armëpushimi Iran-Izrael, rikthim në negociata

Kryeministri britanik Keir Starmer bëri thirrje të martën që të respektohet një armëpushim midis Iranit dhe Izraelit.
“Armëpushimi midis Iranit dhe Izraelit duhet të respektohet. Ky është një mundësi për të siguruar stabilitetin e shumëpritur në Lindjen e Mesme”, tha ai në X.
Starmer nënvizoi qëndrimin e kahershëm të Mbretërisë së Bashkuar se Irani nuk duhet të pajiset kurrë me armë bërthamore “dhe tani duhet të kthehet në tryezën e bisedimeve dhe të punojë drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme”.
Duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, Izraeli ka ndërmarrë një ofensivë brutale kundër Rripit të Gazës që nga tetori i vitit 2023, duke vrarë më shumë se 55,700 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.
Në nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli përballet gjithashtu me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.


