"Stafetën" e merr policia, në pranga 35 vjeçari që vodhi 4 automjete në disa qytete
Një 35 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ka grabitur 4 automjete në Pogradec, Elbasan e Përrenjas.
Me finalizimin e operacionit policor të koduar “Stafeta" u arrestua A. I., 35 vjeç, banues në Pogradec.
"Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor i dyshuar i vjedhjes së automjetit tip “Toyota” më datë 09.01.2023, në lagjen nr. 3, Pogradec.
Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë kësaj jave, ka vjedhur edhe 3 automjete të tjera, në Prrenjas dhe në Elbasan, konkretisht një automjet tip “Nissan”, një kamionçinë tip “Benz” dhe një motoçikletë tip “Yinxiang”, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale," njoftoi policia.
Materialet i kalaun Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer më shumë se një herë.
