Sri Lanka/ Protestuesit rrëzojnë kastën 20 vjeçare. Opozita fillon bisedimet për ndërtimin e kabinetit të ri qeveritar

Një krizë e rëndë ekonomike në Sri Lanka ka nxjerrë mijëra qytetarë në shesh, të cilët bastisën edhe shtëpinë e kryeministrit e të presidentit. Sipas medieve ndërkombëtare, kjo protestë masive, disa javore, ka rrëzuar nga pushteti një dinasti politike që kishte mbi dy dekada që sundonte në Sri Lanka. Protesta masive dhe e dhunshme solli dorëheqjen e kryeministrit dhe presidentit, ndërsa këtë të dielë opozita ka filluar bisedimet për qeverinë e re.

Sri Lanka/ Protestuesit rrëzojnë kastën 20 vjeçare.

Protesta masive dhe e dhunshme në Sri Lanka solli rrëzimin e një kaste 20 vjeçare që sundonte politikën vendase, shkruajnë mediet ndërkombëtare.

Udhëheqësit e opozitës nisën këtë të dielë përpjekjet për të formuar një qeveri të re pasi presidenti dhe kryeministri ranë dakord të largoheshin.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Më herët, protestuesit sulmuan rezidencat e dy liderëve ku gjetën dhoma të mbushura me para dhe lluks të shfrenuar të qeveritarëve. Ajo që i çoi në shesh protestuesit është kriza e rëndë ekonomike që ka kapluar vendin.

Demonstratat disa javore, sipas analistëve, kanë arritur të shpërbëjnë dinastinë politike Rajapaksa, e cila ka sunduar Sri Lankën këto dy dekadat e fundit dhe është ndjekur nga një sërë skandalesh të rënda politike dhe ekonomike.

Protestuesit kërkojnë një qeveri shumëpartiake dhe fajësojnë liderët e vendit për këtë krizë të rëndë financiare, më e keqja që nga Lufta e Dytë Botërore, ku çmimet janë shumë të larta, pagat të ulëta dhe varfëria është në masë.

Presidenti i vendit është larguar në drejtim të paditur, teksa vendndodhja e tij ende nuk dihet.

EMISIONET