Sri Lanka, presidenti "në arrati", pas Maldives shkon në Singapor

Presidenti i Sri Lankës Gotabaya Rajapaksa është larguar nga Maldivet me një fluturim të linjës ajrore saudite për në Singapor, thanë burimet për BBC.
Rajapaksa ishte arratisur për në Maldive një ditë më parë mes protestave masive për krizën ekonomike të Sri Lankës.
Nuk është e qartë nëse presidenti do të qëndrojë në Singapor apo nëse do ta përdorë atë si një destinacion largimi.
Ai më parë ishte zotuar të jepte dorëheqjen deri të mërkurën, por nuk ka arritur të dorëzojë një dorëheqje zyrtare deri më tani.
Lideri, i cili si president gëzon imunitet nga ndjekja penale, besohet se donte të largohej nga Sri Lanka përpara se të jepte dorëheqjen për të shmangur mundësinë e arrestimit.
Dërkohë protestat masive në vend kanë vazhduar për disa ditë, ku orotestuesit kanë mësuyrë dhe në vilat qeveritare. Së fundmi kryeministri i vendit i kishte dhënë urdhër ushtrisë që të bënte "gjithacka" për të vendosur rendin në vend.
Kjo u pa si një deklarate kërcënuese ndaj tyre duke lënë të hapur mundësinë e përdorimit dhe të armëve dhe mjeteve të tjera.
