Spanja përgatitet për valën e të nxehtit, temperaturat parashikohen mbi 40 gradë Celsius

Spanja përgatitet për valën e të nxehtit, temperaturat

Spanja do të përjetojë valën e parë të të nxehtit këtë vit, me temperatura maksimale që do të kalojnë 40 gradë Celsius, sipas parashikimeve të shërbimit shtetëror të motit AEMET.

Nga e shtuna, temperaturat më të larta do të arrijnë deri në 43 gradë Celsius, kryesisht në provincën jugore të Andaluzisë. Megjithatë, banorët përreth Zaragozës në verilindje duhet të përgatiten gjithashtu për temperatura të larta.

Qytetarëve u është këshilluar të mos dalin nga shtëpia gjatë orëve të nxehta të ditës. Edhe në mbrëmje, temperaturat pritet të mbeten mbi 30 gradë Celsius, madje edhe pas mesnatës.

Gjatë netëve të tilla tropikale, temperaturat ulen në rreth 25 gradë Celsius në mëngjes herët, dhe fillojnë të rriten sërish pas orës 6:00 të mëngjesit.

Vala e të nxehtit mund të zgjasë deri të enjten. Vala intensive e nxehtësisë po ndodh më herët gjatë vitit, ndërsa ekspertët thonë se shkaku i temperaturave të larta janë ndryshimet klimatike.

Sipas AEMET, vetëm dy valë të të nxehtit u regjistruan në qershor midis viteve 1975 dhe 2000, ndërsa nëntë prej tyre kanë ndodhur midis viteve 2000 dhe 2024.

Këtë vit, deri në maj, temperaturat ishin rreth 40 gradë Celsius – një mot që është më i zakonshëm në gusht.

EMISIONET